Kishte 12 orë që ishte operuar, ndërron jetë 23-vjeçarja në Vlorë

Kishte 12 orë që ishte operuar, ndërron…

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës dhe kjo 12 orë pas operacionit që kishte kryer në këtë qendër shëndetësore. E reja ende e paidentifikuar për mediat, ka mbërritur në spital në datën 22 shtator dhe dyshohet se ka pasur infeksion në bark. Pas kryerjes së operacionit, 23-vjeçarja ka kaluar në gjendje shoku dhe më pas ka ndërruar jetë. Shkaku i kësaj tragjedie nuk dihet ende, ndërsa është ngritur një grup pune për hetimin e rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit