Kishte 500 mijë euro në shtëpi, Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Alda Klosin

Kishte 500 mijë euro në shtëpi, Gjykata…

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar!

Alda Klosi ka mbajtur në të kaluarën postin e shefes së kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej muajsh. Klosi akuzohet nga prokuroria për fshehje pasurie, teksa një tjetër hetim i veçuar është duke u zhvilluar për të për verifikimin e të ardhurave në zotërim të saj dhe familjarëve.

Ajo u arrestua pas një kallëzimi që bëri në Polici se i kishin vjedhur qindar mijëra euro, të cilat më vonë u zbuluan se ishin marrë nga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi. Për këta të fundit akuza e ngritur nga prokuroria është vjedhja me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.

Pas hetimeve dhe përgjimeve të bëra nga hetuesit, u ushtrua përsëri kontroll në banesën e Klosit ku u gjetën 462,950 euro, 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë të reja. Ende nuk dihet me saktësi nga i kishte siguruar ish-zyrtarja paratë, teksa në pretendimet që ka mbajtur ka thënë se i kishte për kurimin e xhaxhait në Amerikë. Tashmë data 19 mars 2024 pritet të jetë dhe dita kur prokuroria do të japë konkluzionet përfundimtare të hetimeve, dhe më pas do të jetë gjykata që do të vendosë për dënimin, i cili do të jetë më i ulët për shkak të gjykimit të shkurtuar

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit