Kishte armë dhe lëndë narkotike, arrestohet një 17-vjeçar në Malësinë e Madhe

Kishte armë dhe lëndë narkotike, arrestohet një…

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 17-vjeçar në Malësinë e Madhe në zbatim të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”.

Ndaj një 16-vjeçari nisi procedimi në gjendje të lirë. Këta dy shtetas dyshohen nga policia se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 amrë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan.

Arma e gjahut dhe sendet e tjera janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Shkodër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe vunë në pranga një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë. Arma e zjarrit dhe sendet e tjera do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit