Kishte armë me leje, vetëvritet 69-vjeçari në Shijak

Kishte armë me leje, vetëvritet 69-vjeçari në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak. Mësohet se në mëngjes shtetasi E.I, 69 vjeç ka vrarë veten.

Sipas policisë, ai ka qëlluar veten më armën që e mbante me leje. Nuk dihen ende rrethant që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në Lagjen Popullore, Shijak, është vetëvrarë me armën e gjahut që e mbante me leje, në banesën ku jetonte i vetëm, shtetasi E. I., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit