“Kishte bërë të dyja dozat e vaksinës”bashkëshortja e Ylli Mihalit flet pas vdekjes së tij: Ishte i fiksuar pas shëndetit

“Kishte bërë të dyja dozat e vaksinës”bashkëshortja…

Ndarja nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares shqiptare Ylli Mihali tronditi të gjithë opinionin publik. Ai ishte i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës por nuk arriti ta përballonte dot luftën me Covid-19.

Bashkëshortja e Mihalit, Nerida Guri ka treguar se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, madje ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit.

Ajo ka sqaruar të gjithë zërat për vaksinën, duke theksuar se Mihali kishte bërë që në fillim të dyja dozat e Sinovac.

“Neve na përfshiu të gjithëve në shtëpi. Unë u riinfektova se për herë të parë isha në tetor. Ylli nuk kishte asnjë sëmundje tjetër përveç Covid.

Ylli ishte shumë i fiksuar pas shëndetit, pasi kishte të bënte edhe profeisoni i tij, si fizioterapist. Madje bënte rregullisht check up.

Ai ishte i vaksinuar, e ka bërë që në fillim vaksinën kur erdhën të parat Sinovac. Bëri dozën e parë më 19 prill dhe të dytën më 19 maj.

Mbante maskë, madje dy maska. Ruhej shumë. Në lidhje me vaksinën mjekët nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit