Kishte birësuar dy fëmijë, vdes në moshën 135-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

Kishte birësuar dy fëmijë, vdes në moshën…

Almihan Seviti, nga Kina Perëndimore, cilësohej si personi më i vjetër në botë, ndërsa kjo grua është shuar në moshën 135-vjeçare. Seviti lindi më 25 qershor 1886, konkretisht gjatë dinastisë perandorake Qing,, teksa u shpall personi më i vjetër në vitin 2013 nga Shoqata Kineze e Gerontologjisë dhe Geriatrisë. Seviti kishte birësuar dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë me burrin e saj i cili vdiq në vitin 1976, teksa ndërroi jetë në mënyrë natyrale dhe e rrethuar nga dashuria e familjes. Sipas nypost.com, Seviti kishte pasion muzikën dhe dëgjonte këngë përherë para se të flinte., ndërsa jetoi 43 nipër e mbesa dhe ishte dëshmitare e gjashtë brezave pasardhës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit