Kishte blerë dhurata për fëmijët për Bajram, 39-vjeçari u mbyt duke shpëtuar adoleshentin

Kishte blerë dhurata për fëmijët për Bajram,…

Detaje të reja janë mësuar nga mbytja e dy personave ditën e sotme në lumin Buna.

Një adoleshent ishte futur të lahej në lumë, por një kalimtar i rastit, një 39-vjeçar, e pa që po mbytej dhe u fut për ta shpëtuar.

Por, për fat të keq, edhe ai humbi jetën.

Mësohet se burri kishte dalë që të blinte ushqime për festën e Kurban Bajramit, ndërsa për fëmijët e tij të vegjël kishte blerë edhe disa dhurata.

Kur po kthehej për në shtëpi, ai dëgjoi të bërtiturat e të ëmës së djalit që po mbytej.

Në momentin që është futur për ta ndihmuar, ai është mbytur edhe vetë.

Në një ditë feste si ajo e Kurban Bajramit, burri që ishte me fe myslimane, u fut të shpëtonte një të ri nga një familje katolike me origjinë nga Puka, që po freskohej në ujërat e Bunës, por për fat të keq të dy humbën jetën.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit