Kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt, e pëson keq 15-vjeçarja, Anila Hoxha nxjerr detajet e forta: " policë nën hetim, reaguan me vonesë ndaj një krimi

Kishte dalë gjatë karantinës për vrap në…

Shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave i referoi prokurorisë hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve të policisë të dyshuar se kanë reaguar me vonesë për të ndaluar një të dyshuar për krime seksuale. Rasti i kallzua nga një burrë dhe vajza e tij 15 vjeçare që pretendojnë se specialistët e hetimit pas kallëzimit për ngacmimin e adoleshentes , nuk e kishin referuar për dhunë seksuale por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet pasi dosja që gazetarja Anila Hoxha disponon tregon qe shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për tu arrestuar tre ditë me vonë.

Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e prokurorit se si duhet të vepronin dhe ai i kishte udhëzuar në telefon ta pyesnin jo si person nën hetim por si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë të lirë për ta arrestuar pas ankesave te te dëmtuarve.

Siç thuhet ne dosje, 15-vjeçarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap ne Dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist qe e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit