Kishte dalë me të dashurin/ Rumuni rrëmben dhe përdhunon adoleshenten në Itali

Kishte dalë me të dashurin/ Rumuni rrëmben…

Një shtetas rumun është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Latinës. Ky shtetas i moshës 31-vjeçare ka rrëmbyer dhe ka përdhunuar një adoleshente. Vajza e moshës 16-vjeçare kishte dalë shëtitje me të dashurin e saj, kur përpara tyre u shfaq Dragos Daniel Marcu.

Rumuni goditi me grusht 18-vjeçarin që shoqëronte vajzën shqiptare, dhe më pas rrëmbeu këtë të fundi. Sipas mediave italiane agresori e hipi në një makinë adoleshenten për ta çuar në një fshat të largët ku dyshohet se aty abuzoi seksualisht me të.

Vajza u gjet nga banorët e fshatit mëngjesin e së enjtes e përlyer me baltë dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Shtetasi rumun ishte i pastreh dhe qendroi i fshehur për disa ditë pas ngjarjes në një fabrikë të vjetër.

Nuk ishte rasti i parë që 31-vjeçari shfaqte agresivitet ndaj vajzave dhe grave. Më herët ai ishte denoncuar për dhunë ndaj tre grave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit