Kishte dalë për Sërf/ 22-vjeçarja goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend!

Kishte dalë për Sërf/ 22-vjeçarja goditet nga…

Një ngjarje tejet e rëndë është regjistruar në El Tunco, teksa mësohet se ka mbetur e vdekur një 22-vjeçare e identifikuar si Katherine Diaz. E ndjera mësohet se kishte dalë për sërf, në ujërat e El Tuncos, ndërsa është goditur nga një rrufe. 22-vjeçarja ishte shumë e re në moshë, teksa ëndrra e saj ishte sërfi.

Sipas dëshmitarëve okularë, e reja kishte dalë për stërvitje, ndërsa papritur qielli e goditi me një rrufe vdekjeprurës. Mësohet se vajza do të garonte në Lojërat sërf Botërore ISA në El Salvador këtë maj. Pas kësaj tragjedie ka ardhur edhe reagimi nga Shoqata Ndërkombëtare e sërfit. Përmes një postimi në Facebook, shoqata shpreh ngushëllimet, teksa thekson se vajza ishte një mishëronte gëzim dhe energji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit