“Kishte debate me bashkëshorten”/ Zbardhen arsyet e vetëvrasjes së spanjollit në Divjakë

“Kishte debate me bashkëshorten”/ Zbardhen arsyet e…

Janë zbardhur të tjera detaje  për vdekjen e panjollit në Divjakë. Miku i spanjollit, Oskar Velasko, ka dhënë me shumë informacione rreth ngjarjes dhe ka ngritur dyshime mbi shkaqet që çuan Francesco Cervillan në vetëvrasje.

Oskar Velasko në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se 47-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni dhe nervozizmi për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshorten e cila ndodhet në Spanjë. Ai tregoi se e ka parë shokun në gjendje të keqe emocionale prej disa ditësh,  por që kurrsesi nuk e mendonte se do te arrinte në këtë akt ekstrem.

Trupi i Francesco  ndodhet në morgun e Tiranës, ai u  gjet një ditë më parë i vetëvrarë në Divjakë, në dush në ambientet e një hoteli në fshatin Karavasta të Divjakës, ka folur për autoritetet.

47-vjeçari i cili punonte në zonë si specialist për montimin e pajisjeve në sera është gjetur nga shoku i tij Oskar Velasko i dëmtuar teksa ka prerë damarët.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen hetime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e vërtetë të kryerjes së vetëvrasjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit