“Kishte dhimbje dhe të vjella”/ Rrëfehet babai i 23-vjeçares: Si ma vrau vajzën doktori!

“Kishte dhimbje dhe të vjella”/ Rrëfehet babai…

Një 23-vjeçare shqiptaro-greke, e identifikuar si Aleksandra Bistolaki, humbi tragjikisht jetën si pasojë e gabimit të mjekut.

Lidhur me ngjarjen ka folur për mediat greke babai i saj, Nikos Bistolaki, që rrëfen se e bija kishte pasur dhimbje dhe të vjella gjatë natës, ndërsa mjeku u kishte thënë se do ta kalonte me një qetësues.

Pasi gjendja e 23-vjeçares nuk ishte rënduar më tepër, mjeku i kishte sugjeruar që ta dërgonin me urgjencë në Athinë.

“Fatkeqësisht, ne e humbëm fëmijën tonë në një operacion rutinë. Ajo shkoi për të bërë një operacion gjinekologjik dhe e vranë. Shkoi me nënën e saj dhe kur operacioni kishte përfunduar ato u kthyen në shtëpi. Aleksandra ishte me dhimbje të forta. Bashkëshortja telefonoi mjekun dhe ai i tha asaj se dhimbja ishte normale dhe se do të kalonin përmes një qetësuesi. Dhimbja nuk u ndal dhe vajza kishte edhe të vjella. Kjo vazhdoi gjatë gjithë natës ndërkohë që ajo ndihej e këputur. Të nesërmen në mëngjes, doktori na tha të shkonim në klinikë, por Aleksandra ishte aq e rraskapitur sa na dërguan në shtëpi me autoambulancë ”, tha babai.

“Pasi kuptoi dëmin që kishte shkaktuar, mjeku nisi të thërriste kardiologë dhe neurologë dhe duke na thënë të mos shqetësohemi. Mandej, ai na tha që vajza duhet të transportohej urgjentisht në një spital të madh në Athinë. Vajza mbeti në Spitalin Gennimata deri dje, kur humbi betejën me jetën. Mjekët në Athinë bënë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur gjallë, ajo ishte në gjendje kome dhe siç na thanë mjekët, Alexandra vdiq. Ajo ishte intubuar gjatë gjithë kësaj kohe ” , shtoi babai i 23-vjeçares.

Në rrëfimin e tij babai tregon se e bija studionte Kontabilitet në Prevezë, dhe ishte në vitin e tretë të studimit. Fatkeqësisht ajo u nda nga jeta në lule të rinisë dhe nuk ia doli të festojë ditëlindjen e saj të 23-të.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit