Kishte dhimbje të forta fyti, mjekët i heqin pacientes së re krimbin nga... bajamet

Kishte dhimbje të forta fyti, mjekët i…

Mjekët e spitalit ndërkombëtar “Saint Luke” në kryeqytetin e Japonisë, Tokios, kanë kryer një ndërhyrje të veçantë tek një grua.

25-vjeçarja, e cila prej 5-ditësh kishte shfaqur simptomat e irritimit të fytit, mbartte brenda bajameve një krimb të gjatë e të zi.

Duke përdorur piskatoren, mjekët e hoqën krimbin nga bajamja e majtë e pacientes, ndërkohë që zbuluan se ai ishte ende i gjallë pas heqjes, dhe me një gjatësi prej 38 milimetrash.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, e reja 25-vjeçare iu kthye normalitetit.

Gjetjet nga ky rast u botuan në American Journal of Tropic Medicine and Hygiene (ASTMH), i cili identifikoi krimbin si një krimb rrethor nematod, një prej disa parazitëve që mund të infektojë njerëzit që hanë mish ose peshk të papërpunuar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit