"Kishte forca të mbinatyrshme", Irani: Izraeli përdori xhindët

“Kishte forca të mbinatyrshme”, Irani: Izraeli përdori…

Një deklaratë e çuditshme ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku Abdollah Ganji, një figurë e njohur konservatore në Iran dhe ish-kryeredaktor i gazetës “Javan” të lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC), ka akuzuar Izraelin për përdorimin e forcave okulte gjatë luftës së fundit 12-ditore me Iranin.

Sipas Ganjit, gjatë konfliktit është vërejtur një “fenomen i çuditshëm”, që, sipas tij, nuk mund të shpjegohet me mjete konvencionale. Ai ka pohuar se suksesi i Izraelit në disa operacione është ndihmuar nga “forca të mbinatyrshme dhe jofizike”, përfshirë edhe xhindët.

Deklarata ka ngjallur reagime të shumta, duke ndarë opinionin publik mes atyre që e shohin si një përpjekje për të justifikuar dështimet ushtarake dhe atyre që e konsiderojnë si një besim të thellë në forcat spirituale në luftë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit