Kishte fshehur mina me telekomandë në trup për t'ua shitur kriminelëve, arrestohet 24-vjeçari

Kishte fshehur mina me telekomandë në trup…

Policia ka parandaluar ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Një 24-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi në trup kishte fshehur 2 mina, me lëndë plasëse C4, me telekomandë për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i riu i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Arrestimi i tij u bë nga forcat “Shqiponja” dhe policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u mësua se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, u organizua dhe finalizua operacionin policor të koduar “Horizonti”. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar A. S.. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit