Kishte granatë në xhep, prangoset 57-vjeçari në Elbasan

Kishte granatë në xhep, prangoset 57-vjeçari në…

Mbante një granatë me vete, por ka rënë në prangat e policisë së shtetit.

R. V., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet një granatë ofensive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ja njoftimi i policisë:

Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: R. V., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet një granatë ofensive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit