Kishte humbur prej 2 javësh, gjendet i vdekur 78-vjeçari në Kukës

Kishte humbur prej 2 javësh, gjendet i…

Një  ngjarje tragjike është regjistruar në Kukës. Një i moshuar, 8-vjeç, i cili kishte humbur prej dy javësh është gjetur i pajetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

NJOFTIMI:

Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit