Kishte humbur prej 3 ditësh, gjendet i pajetë çobani nga Elbasani

Kishte humbur prej 3 ditësh, gjendet i…

Një 47-vjeçar nga Elbasani, i cili punonte si çoban në zonën e Selenicës, është gjetur i pajetë, tre ditë pasi u raportua i zhdukur nga punëdhënësi i tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e vdekjes.

Sipas njoftimit të Policisë, trupi i viktimës, i identifikuar si shtetasi E.G., u gjet në malin e fshatit Gjormë më 24 tetor 2024. Ai kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte që prej 21 tetorit. Paraprakisht, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

Materialet e rastit janë referuar në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm. Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për të konfirmuar shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit