Kishte humbur prej tre ditësh, gjendet i pajetë 55-vjeçari në Vlorë

Kishte humbur prej tre ditësh, gjendet i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Brataj të Vlorës. Policia ka mundur të gjejë trupin e pajetë të një 55-vjeçari i cili prej 3 ditësh ishte shpallur në kërkim.

Në njoftimin  epolicisë, thuhet se dyshohet që ky shtetas në kushtet e depresionit është vetëvarur. Më herët, bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale L.A, 52 vjeçe denoncoi zhdukjen e tij në polici duke deklaruar se burri i saj ishte larguar nga shtëpia në 3 janar pa njoftuar dhe nuk u kthye më.


Njoftimi i plotë:
Selenicë/Informacion paraprak

Më datë 06.01.2022, në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.

Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit