Kishte mbushur oborrin e shtëpisë me kanabis, prangoset 31-vjeçari

Kishte mbushur oborrin e shtëpisë me kanabis,…

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 31-vjeçar i akuzuar për kultivim kanabisi.

Sipas uniformave blu gjatë kontrollit të ushtruar me dronë në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, është zbuluar një rast i kultivimit të kanabisit.

Si rezultat i operacionit është bërë i mundur ndalimi i shtetasit S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Njoftimi policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë. Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kánabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit