Kishte në pronësi lëndën kimike që ‘mori në qafë’ Beirutin, policia e Qipros zbarkon te biznesmeni rus. Çfarë pritet të ndodhë me të?

Kishte në pronësi lëndën kimike që ‘mori…

Emri i tij bëri xhiron e botës.

Igor Grechunshkin është biznesmeni rus, i cili kishte në pronësi lëndën e nitratit në portin e Beirutit, e cila shkaktoi shpërthimin katastrofik dy ditë më parë.

Policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij në Qipro, dhe është marrë në pyetje për këtë ngjarje.

Atij iu bë një listë e gjatë me pyetje nga hetuesit qipriotë në Limassol, në emër të autoriteteve libaneze.

Materiali shpërthyes prej 6 vitesh gjendej në atë magazinë pa asnjë masë sigurie.

Zëdhënësi i policisë qipriote Christos Andreou tha se eksplozivët u kapën nga autoritetet libaneze, dhe prandaj ato janë përgjegjëse për ruajtjen e pasigurt në magazinë.

Gjasat janë që biznesmeni të mos dënohet. Gjithsesi, kjo është një çështje që sapo ka nisur të hetohet dhe më shumë pritet të dalin në dritë, ditët në vijim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit