Kishte ngelur pa lekë, 28-vjeçari shqiptar kërcënon me vdekje nënën e tij

Kishte ngelur pa lekë, 28-vjeçari shqiptar kërcënon…

Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, teksa akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar me vdekje nënën e tij pasi kjo e fundit nuk i kishte dhënë para në momentin që ai kishte kërkuar.

Sipas umbriadomani.it, i riu shqiptar, banues në Umbertide ka sulmuar nënën e tij. Konkretisht nëna e tij, një muaj më parë iu drejtua policisë pas një kërkese tjetër për para nga djali i saj i cili kur ajo refuzoi e kishte kërcënuar me vdekje, duke prishur shtëpinë.

Nga hetimet paraprake të policëve rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh, me sulme të vazhdueshme dhe qëndrime të dhunshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit