Kishte origjinë shqiptare, ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ikona amerikane e televizionit

Kishte origjinë shqiptare, ndahet nga jeta në…

Ditën e premte, është ndarë nga jeta Regis Philbin, një emër i njohur i televizionit amerikan.

Familja e tij doli në një deklaratë ku u shpreh se vdekja e Regis kishta ardhur në moshën 88-vjeçare, për shkaqe natyrale.

Ai do të mbahet mend për programet e mëngjesit në televizion, apo për programin “Kush do të bëhet milioner”.

Në vitin 2010, Regis u shpreh se kishte rrënjë shqiptare, gjatë një bisede me artisten Kara Dioguardi, që gjithashtu ka prejardhje arbëreshe.

“Nga ana e nënës sime, ata e kanë origjinën në Shqipëri. U detyruan të largohen nga vendi, kaluan Adriatikun për në Itali dhe u vendosën në një fshat të vogël malor të quajtur Greçi. Kjo ka ndodhur shekuj më parë,” tha Philbin.

Ai tregoi për shikuesit një tabelë gjenealogjike ku dilnin rrënjët arbëreshe të familjes së tij që u vendos në atë fshat në kohën e Skënderbeut.

/Burimi: VOA /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit