Kishte pak ditë që ishte bërë nënë, vdes 28-vjeçarja me Covid-19

Kishte pak ditë që ishte bërë nënë,…

Një 28 vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Nga spitali kanë njoftuar pak më parë për ngjarjen e rëndë.

Bëhet me dije se 28 vjeçarja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Sanatorium. Ajo ishte futur në intubim prej 2 ditësh por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

E reja ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë kishte sjellë në jetë një prej fëmijëve. Rasti i 28 vjeçares nga Vloçishti i Korçës është raportuar edhe më herët, pasi ajo lindui fëmijën dhe u kthye sërish në Sanatorium.

Mjekët dje kanë qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të saj, por fatkeqësisht një komplikacion i mori asaj jetën. Nuk dihet nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit