Kishte pesë ditë e lidhur me Erigers Mihasin, roli i Belës nga Lushnja në ekzekutimin e të riut

Kishte pesë ditë e lidhur me Erigers…

Erigers Mihasi, është 32-vjeçari që u vra mbrëmjen e 13 tetorit në kryeqytet, në zonën e Astirit. Pas ekzekutimit të tij, prokuroria ka nisur hetimet, teksa ka thirrur për dëshmi një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës, e cila kishte 5 ditë e lidhur me të ndjerin. Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, teksa gazetarët e ftuar në studio thanë se në rastin e Belës, roli i saj është ende i paqartë.

Spartak Koka:

Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë.

Etleva Delia:

Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja.

Armand Bajramaj:

Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit