Për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Mentor Palokajt, vëllait të këngëtarit të njohur Unikkatil, kushëriri i tij, Lorenc Palokaj, ka thyer heshtjen duke sqaruar shkakun e vdekjes së tij.
Në një postim në Facebook, ai ka treguar se Mentori kishte pasur probleme shëndetësore gjatë muajve të fundit, të cilat nuk ishin trajtuar me kujdesin e duhur, për shkak të natyrës së tij të pavarur.
Pesë ditë para se të ndërronte jetë, gjatë një bisede me Lorencin, Mentori kishte përmendur se po përjetonte fryrje të këmbëve, por kjo ishte marrë si një shenjë lodhjeje dhe nuk ishte trajtuar si një shqetësim serioz. Pas asaj bisede, ai nuk kishte shprehur më ankesa as ndaj familjarëve, përfshirë vëllain e tij.
Një ditë para ngjarjes tragjike, Mentori kishte shoqëruar Lorencin në aeroport. Sipas Lorenc Palokajt, rezultatet e fundit mjekësore të Mentorit kishin treguar probleme me zemrën, dhe ai beson se kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së tij, duke hedhur poshtë spekulimet në media se ai ndërroi jetë nga një mbidozë droge.
Lorenci ka dënuar ashpër raportimet e disa mediave, të cilat kanë spekuluar mbi shkakun e vdekjes së Mentorit, duke i quajtur të papërgjegjshme për përhapjen e informacionit të pasaktë.
REAGIMI I LORENC PALOKAJT:
“Një sqarim rreth vdekjes së Mentorit”
Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua dhe as me vëllain e tij.
Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij.
Në këto ditët më të errëta të jetës sime, morëm vesh nga një i afërm i ti se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai e jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mundi t’ia diktonte ditën e fundit të jetës.
Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si të përshëndeti në aeroport duket sikur la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pashprehur me fjalë, por të ndjerë thellë.
Është e vështirë të pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur e kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.
Nuk munda deri tani të gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di këtë për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit.
“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kan qen probleme shëndetsore. Krejt ata që e kanë njoftë, e dinë çka po them.
“Jam krenar që kam jetuar në kohën tënde dhe kam pasur mundësinë të rri me ty edhe se je i gjakut tim