"Kishte shkuar në Durrës"/ Nëna e kenianes jep detaje të reja: Refuzoi lidhjen me shoferin e kazinos

“Kishte shkuar në Durrës”/ Nëna e kenianes…

Nëna e 22-vjeçares keniane që vdiq disa ditë sapo la spitalin e Traumës, ku po kurohej nga dëmtimet e shumta trupore, ka dhënë më tepër detaje rreth vajzës së saj. Ruth Abongo ka treguar se e bija, disa ditë përpara se të përsonte aksidentin, duke rënë nga kati i dytë i banesës, kishte pasur disa konflikte personale.

Joy Aoko punonte në një kazino në Tiranë, aty ku një prej pjestarëve të stafit kishte shfaqur pëlqim për të renë. Bëhet me dije se shoferi i kazinos, shtetasi me iniciale R.B., ka tentuar të krijojë një lidhje me 22-vjeçaren, por ajo e ka refuzuar. Nëna e të resë ngre dyshime se shoferi mund të ketë më shumë infomacione rreth ngjarjes aksidentale, që i mori jetën Joy Aoko-s.

“Më kujtohet se ditën e hënë ajo kishte qenë në Durrës, ndërsa incidenti ka ndodhur të premten e po asaj jave. Ajo kishte shkuar në Durrës me një mik që ishte shoferi i tyre në kazino. Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse shoferi kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie, i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie, por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo. Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë.

Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Instinkti më thotë se… nuk e di… Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemërim. Xhoi ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person”, rrëfeu nëna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit