Kishte shkuar për t’u larë në lumin Osum, mbytet i mituri

Kishte shkuar për t’u larë në lumin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, Një 7-vjeçar është mbytur në lumin Osum në Berat, teksa kishte shkuar për t’u larë me bashkëmoshatarët e tij.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit