Kishte shkuar të mjekohej për Covid, tre punonjës të një spitali privat përdhunojnë 45-vjeçaren

Kishte shkuar të mjekohej për Covid, tre…

Një paciente me koronavirus dyshohet se është përdhunuar në grup nga tre punonjës në një spital privat në Indi para se ajo të ndërronte jetë. Gruaja 45-vjeçare po trajtohej për Covid-19 në Paras HMRI, një njësi shëndetësore private në shtetin indian të Bihar.

Sipas vajzës së saj, ajo u përdhunua nga tre punonjës në spital më 16 maj. Vajza e viktimës pretendon gjithashtu se doktorët e intubuan nënën e saj, në mënyrë që të mos tregonte mbi përdhunimin:

“Nëna ime shkoi në spital me këmbët e veta dhe gjendja shëndetësore e saj nuk ishte e rënduar, paçka se kishte disa simptoma.

Por, në spital u sulmua seksualisht nga 3 burra. Kur u rëndua gjendja, nëna m’i tregoi të gjitha. Doktorët e intubuan që ajo të mos denonconte në polici. Ky spital duhet mbyllur urgjentisht”– deklaroi ajo.

Rasti në fjalë është marrë nën hetim nga Komisioni Kombëtar për Gratë (NCË), ndërkohë që pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit