Kishte tumor, Adriana Matoshi reagon për herë të parë pas operimit në tru, ka një mesazh për ndjekësit

Kishte tumor, Adriana Matoshi reagon për herë…

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht aktore e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, para pak ditësh përfundoi me sukses operacionin në tru. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ndodhej për trajtim në Shqipëri. Një ditë më parë ajo la spitalin, si për të kuptuar që gjendja e saj shëndetësore po fillon të rikuperohet.

Ndërkohë, aktorja ka reaguar sot për herë të parë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Ajo falenderoi të gjithë miqtë, të afërmit apo ndjekësit për të gjithë përkrahjen që kanë shfaqur ndaj saj.

Në postimin e saj, ajo apelon për më shumë dashuri dhe harmoni mes njëri-tjetrit, jo vetëm në raste festash apo gëzimesh por edhe  në ditë të vështira.

Postimi i plotë:

“Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej.

Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja.

Gjithmonë problemet kom dashtë me i majt mrena vetës mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha ditë sa e nevojshme osht dashnia e përkrahja n’ditë qaq t’fshtira.

Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë që unë isha duke i’u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit.
Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dijmë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t’rona.

Mos pritni veç ditëlindje,Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin.
Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t’fortë.
Dr. Mentor Petrela njihet n’botë si doktor i mrekullive. Unë pata fatin me u operu prej tij, bashkë me stafin e tij fantastik, me infermieret ma t’mira të mundshme.
Gjeneratat e reja të doktorve e infermierve nuk duhemi me i lon me ik prej ktu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhemi me investu n’kto gjeneratat e reja, se besoj që edhe për ta ma i vlefshëm osht kontributi i tyne n’vend t’vetin.

Largojeni urrejtjen.

Ushqejeni shpirtin me dashni

.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit