Kishte vendosur tavolinë pokeri në mes të lokalit, arrestohet shkodrani

Kishte vendosur tavolinë pokeri në mes të…

Një shtetas 41 vjeç është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasditen e kësaj të diele. Ai kishte organizuar lojra fati duke improvizuar një tavolinë pokeri në mes të lokalit që administronte.


Ky aktivitet i paligjshëm është goditur në në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, ku policia ka gjetur tavolinën e basteve. Dhjetra çipsa më vlerë miliona lekë dhe letra bixhozi janë gjendur në tavolinën e pokerit, ku pronari i lokalit mendohet se u servirte klientëve.

“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të vënies së një ambienti, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të këtyre paligjshmërive.
Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. R., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.”
– thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit