Kishte zbuluar se ishte me kancer, mjeku i vë flakën vetes

Kishte zbuluar se ishte me kancer, mjeku…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një mjek ka kryer vetëvrasje. Mësohet se ai i ka vënë flakën veten në oborrin e shtëpisë së tij pasi kishte zbuluar se kishte kancer.

Mjeku 60-vjeçar ishte drejtor i ICU të spitalit Papageorgiu në Selanik, ndërsa ndërroi jetë pasi kishte djegie në 80% të trupit.

Ai ishte diagnostikuar me  kancer që nga viti 2019 dhe së fundmi shëndeti i tij ishte përkeqësuar pasi kanceri kishte  avancuar.

Deri në momentin e fundit, ditën e enjte ka mbajtur një mësim për mjekët e ICU dhe të premten ka qenë aty dhe ka parë me infermierët çështje të ndryshme, sisteme të ICU. Deri në momentin e fundit ka qenë normalisht në punë”, tregoi kolegu i tij.

Njerëzit që kanë punuar me të shprehen se ai ishte një shkencëtar dhe person të shkëlqyer, që ka punuar deri në momentin e fundit në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit