Kjo biçikletë 'NASA' është projektuar për t'u përdorur në Mars

Kjo biçikletë ‘NASA’ është projektuar për t’u…

Kjo biçikletë e jashtëzakonshme e NASA-s, e projektuar nga Andrew Fabishevskiy, është një version me dy rrota i mjetit origjinal Lunar Roving Vehicle (LRV), rover që u përdor në Hënë. Por ky i fundit nuk është projektuar për Hënën, por për Marsin.

Motoçikleta është ndërtuar rreth një kornize prej çeliku, e cila përfshin gjithashtu një çantë me shkëlqim, që konsiderohet gjithashtu trupi i biçikletës. Brenda çantës do të gjeni baterinë e motoçikletës dhe motorin elektrik.

Vetë çanta është mjaft e veçantë pasi është bërë nga Mylar, një material i patentuar i bërë nga disa shtresa plastike të laminuara, raportojnë mediat e huaja.

Ajo bën të mundur mbajtjen e oksigjenit brenda (ose jashtë) nëse është e nevojshme. Kjo është padyshim vendimtare në hapësirë.

Vendi ku austronauti do të ulet ndodhet  sipër topit të verdhë dhe kontrollet janë vendosur në timon, i cili përfshin gjithashtu një ekran të stilit iPhone.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit