“Kjo ëndërr e keqe, kthehu Julia”, dedikime prekëse për 15-vjeçaren që ra nga ballkoni i pallatit

“Kjo ëndërr e keqe, kthehu Julia”, dedikime…

Julia Marra, një 15-vjeçare vdiq tragjikisht pasi ra nga ballkoni i katit të katërt në Sliema në veri të Maltës.

Adoleshentja italiane humbi jetën mbrëmjen e të martës, duke lënë të shokuar familjarët e miqtë.

Ata që e njihnin dhe kishin shoqëri me vajzën kanë postuar dedikime prekëse në rrjetet sociale.

“Nuk do të shpetoj dot nga kjo ëndërr e keqe, të lutem kthehu Julia”.

“Faleminderit që më ke ndihmuar gjithmonë. Do të të mbajmë gjithmonë në mendjen e lutjet tona”.

“Sot qielli pret një tjetër engjëll. Prehu në paqe.”

Janë këto disa nga postimet e miqve, teksa një hetim mbi rrethanat e incidentit ka nisur, teksa policia e dëshmitarët thanë se ishte një fatkeqësi aksidentale.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit