Kjo është aryesja se përse meshkujt janë më të gjatë sesa femrat

Kjo është aryesja se përse meshkujt janë…

Një nga ndryshimet më të dukshme fizike midis meshkujve dhe femrave, është gjatësia e tyre mesatare. Meshkujt janë përgjithësisht më të gjatë.

Shpjegimi standard në librat shkollorë – përzgjedhja seksuale dhe konkurrenca mashkullore – shkon gjithnjë e më shumë tek shpjegimi që jepte dikur Çarls Darvini:

”S’ka dyshim se madhësia dhe forca më e madhe e burrit, në krahasim me gruan, së bashku me shpatullat e tij më të gjerë, muskujt më të zhvilluar, guximin e tij më të madh… janë ruajtur apo madje janë shtuar edhe në epokat e gjata të egërsisë së njeriut, nga suksesi i burrave më të fortë dhe më të guximshëm, si edhe në luftën e përgjithshme për mbijetesë, ashtu edhe në garën mes tyre për gratë”-shkroi ai në veprën e tij “Prejardhja e Njeriut”.

Në thelb, po të mos ishte për luftën e ashpër fizike midis burrave për qasje tek partneret, të gjithë njerëzit do të ishin me një gjatësi të barabartë. Psikologjia evolucionare, e shtrin këtë argument më tej, duke thënë se këto udhëzime biologjike gjenden në bazën e sjelljeve tona; burrat nuk mundet veçse të jenë agresivë dhe konkurrues, ndërsa gratë janë nga natyra e tyre të brishta dhe të zgjedhura nga burrat.

Por në një studim të fundit të botuar në “Evolutionary Anthropology”, Holi Dansuorth, antropologe në Universitetin e Rod Ajland në SHBA, argumenton se ndryshimi në madhësinë e trupit ka të bëjë me zhvillimin e kockave, dhe mënyrën se si ndikon prodhimi hormonal i vezoreve dhe testikujve.

Dansuorth gjeti një shpjegim më të drejtpërdrejtë mbi këtë diferencë, kur u ndal veçanërisht në mënyrën sesi lidhet zhvillimi kockor me hormonet. Aty ajo zbuloi se “gratë janë më të shkurtëra se burrat, pasi shumica e tyre kanë vezore”. Dhe vezoret kanë shumë rëndësi, pasi ato prodhojnë shumë më tepër estrogjen sesa testikujt e meshkujve, dhe estrogjeni ndihmon zhvillimin e drejtpërdrejtë të kockave.

“Në të gjitha skeletet njerëzore, është zbuluar se shumë estrogjen stimulon rritjen më të madhe gjatë të kockave”-shpjegon Dansuorth. Para pubertetit, njerëzit me vezore dhe ata me testikuj rriten përafërsisht në të njëjtën normë. Më pas femrat rritin prodhimin e estrogjenit, që stimulon pllakat e rritjes në kockat e tyre, dhe bën që eshtrat e gjata të zhvillohen në mënyrë të veçantë.

Është kjo arsyeja pse gjatë adoleshencës së hershme, vajzat janë në përgjithësi më të gjata se sa djemtë. Gjithsesi, kjo rritje nuk zgjat shumë, pasi nivelet e larta të këtij hormonit i shpërbëjnë pllakat e rritjes së kockave, shprehet më tej studiuesja. Kjo është arsyeja pse ndryshon gjatësia trupore midis 2 gjinive.

Gratë e përjetojnë kulmin e ndalimit të rritjes së estrogjenit menjëherë pas pubertetit, menjëherë pasi vezoret e tyre nisin të kenë rregullisht ciklin e tyre mujor. Ndërkohë, kockat e meshkujve vazhdojnë që të rriten edhe për disa vjet deri në kulmin e tyre të estrogjenit, prandaj ato bëhen më të gjata.

Ky shpjegim hormonal, përshtatet më së miri me ndryshimet historike në gjatësinë midis 2 gjinive. Për shembull, pas Vdekjes së Zezë, pandemisë së murtajës bubonike që shkatërroi Evropën në shekullin XIV, diferenca mesatare e gjatësisë midis meshkujve dhe femrave u rrit me 62 për qind:

Burrat u bënë rreth 9 centimetra më të gjatë, dhe gratë 5.5 centimetra më të shkurtra. Rritja e gjatësisë tek meshkujt, ishte e kuptueshme pasi pas pandemisë meshkujt ishin me sa duket më të shëndetshëm dhe ushqeheshin më mirë, dhe dihet se gjatësia tek të rriturit ndikohet shumë nga ushqimi dhe gjendja shëndetësore gjatë fëmijërisë.

Por nëse gratë u bënë fizikisht më të shkurtra, a do të thotë kjo se ato ishin më pak të shëndetshme pas pandemisë? Antropologia Sheron Devit e Universitetit të Karolinës së Jugut në SHBA, thotë se jo. Në një studim të vitit 2018 , ajo argumentoi se “zvogëlimi i  shtatit të grave pas Vdekjes së Zezë, mund të jetë në fakt reflektim i përmirësimit në dietën ushqimore apo shëndetin e tyre”.

Teoria e hormonit të estrogjenit në lidhje me dallimet në gjatësinë midis 2 gjinive, nuk është e re. Por pak biologë evolucionarë, i kanë kushtuar shumë vëmendje. Estrogjeni dukej sikur mund të shpjegonte se si lindin dallimet në gjatësi, por jo pyetjen më themelore pse ndodh kjo.

Por Dansuorth është e bindur se kjo qasje mund të jetë mashtruese. “Si mund të mos jenë evolucionare gjëra të tilla si fiziologjia dhe endokrinologjia, dhe mënyra se si zhvillohen kockat?”- thotë ajo.

Për shkak se burrat janë më të gjatë sesa gratë për një arsye të drejtpërdrejtë fiziologjike, çdo gjë që ndikon mbi shkallën ose kohën e niveleve maksimale të hormonit të estrogjenit, do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në diferencën e gjatësisë së organit seksual të meshkujve, edhe nëse ky nuk do të ishte një efekt i përzgjedhur nga natyra./ Marrë nga Quantamagazine

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit