Ish-ministri “kryqëzon” Ramën, nuk kursen as opozitën

Ish-ministri “kryqëzon” Ramën, nuk kursen as opozitën

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të kryeministrit Edi Rama por edhe opozitës.

Sipas Manjanit është e pafalshmë që opozita nuk ka arritur ende të jetë dominante absolute në opinion, ndërsa shton se përballë ka dështakun më të madh, duke iu referuar kështu kryeministrit.

Pa dyshim kjo panoramë e përshkrimit të politikës në vend është e gabuar dhe çon ujë, të paktën sot për sot, në mullirin e Surrelit.

E pafalshme, me thënë të drejtën, që opozita nuk ka arritur ende të jetë dominante absolute në opinion. Për më tepër që përballë ka dështakun më të madh të të gjitha kohërave!!!”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se Rama nuk mundet si person, por si model politik.

“Nuk po i hyj llogjikës së shifrave, sepse ato janë të lëvizshme në politikë, por kjo gjendje e përgjitshme më rikthen edhe njëherë bindjen se:

 

Rama nuk mundet si person, por si model politik. Që do të thotë se nëse Basha apo kushdo tjetër hyn në garën kurth që të bindë popullin se “kush është më i miri”, pa dyshim që këtë garë e fiton Rama. Ky i fundit nuk e ka hiç problem të heqë edhe brekët për vemendje publike….

Ende shpresoj që Rama të trajtohet si model politik nga i cili duhet të ndahemi njëherë e mirë. Ky model quhet SUNDIM.

Sundimtari nuk rrëzohet në garë sundimtarësh. Të paktën jo më në këto kohë…

Ekipet, bashkimet, idetë e programet si dhe rrethimi popullor do ta ndajë vendin nga modeli politik Rama.

Kemi hyrë në fazë terminatore tashmë dhe nuk lejohen as gabimet e as shpikjet.

Vendi është para një zgjedhje të vetme:

Me Ramën në krye përjetësisht në sundim, apo në një cikël normal rotacioni demokratik.

Alternativën e parë e provuam njëherë me Enver Hoxhën… Në kohët e sotme udhëheqësit shkojnë e vijnë, nuk vijnë e rrinë.

Megjithatë të shohim…”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani.|Gazetaatdheu.com|

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit