“Kjo është e papranueshme”, kufijtë me Italinë nuk do të hapen, acarohet kryeministri Conte

“Kjo është e papranueshme”, kufijtë me Italinë…

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte të mërkurën, i quajti vendimet e Austrisë dhe Greqisë për t’i mbajtur kufijtë e tyre me Italinë të mbyllur “diskriminues” dhe “krejtësisht të papranueshëm”.

“Ka disa vende që mendojnë se është e përshtatshme të merren masa ndaj vendeve që aktualisht kanë një kurbë të infeksionit më të lartë,” tha Conte në një konferencë për shtyp, duke shtuar “nuk ka asnjë arsye që Austria apo Greqia të ndërmarrin masa diskriminuese ndaj Italisë”.

Italia sot hapi kufijtë e saj drejt turizmit, por shumica e fqinjëve të saj po e përjashtojnë atë nga marrëveshjet bilaterale të lëvizjes së lirë, duke përfshirë Francën, Zvicrën, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Greqinë.

Conte tha që qeveria e tij po punon për të parandaluar “vendimet diskriminuese kundër vendit tonë që unë i konsideroj plotësisht të papranueshme”. Ai gjithashtu iu drejtua planit të rimëkëmbjes së koronavirusit të BE të njoftuar nga Brukseli javën e kaluar, duke thënë se Italia “po nxiton të përpunojë projektin tonë dhe të jetë gati” sapo fondi të vihet në dispozicion.

Ai shtoi se vendi i tij është i prirur të përshpejtojë procesin dhe “po punon me Europën për të parashikuar burime më thelbësore”.

Kryeministri foli për përparësitë e Italisë për rimëkëmbjen, përfshirë investimet në transport dhe infrastrukturën dixhitale, reformat fiskale dhe luftimin e evazionit fiskal. Conte gjithashtu tha se Italia do të kërkojë qasje në SURE – skema e kredisë së Komisionit për të mbështetur skemat e përkohshme të punës, nga të cilat pret të fitojë rreth 20 miliardë euro mbështetje – si dhe kredi nga Banka Europiane e Investimeve.

Politico.eu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit