
Prindi i një fëmijë të mitur denoncoi në një emision televiziv dhunën e ushtruara ndaj vajzës së saj në një kopsht privat në Tiranë.
Mamaja pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.
Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. E mitura, e shtruar në spitalin e Traumës me këmbët në allçi dhe që i është nënshtruar një operacioni, po “masakrohet” për herë të dytë, këtë radhë nga institucionet inekzistente. E gjithë ngjarja është mbajtur e fshehtë, e deri në momentin e publikimit të këij shkrimi, ende nuk ka asnjë reagim. OPGJ dhe mjekësia ligjore, janë përpjekur të fshehin gjithë të vërtetën, duke ngritur hije dyshimi për një korrupsion të mundshëm.
Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes Ali Demi mbrapa shkollës Kushtrimi i Lirisë, pasditen e kësaj të hëne në orën 16:00.
Reagimi i qytetarëve ka qeë shumë i madh, e ndërsa të zhytur në dëshpërim, prindërit e vogëlushes presim nga institucionet tona reagim dhe vënien para përgjegjësisë së edukatores Majlinda Dehima, që i shkaktoi thyerje të këmbës 3 vjeçares.