Kjo është “Kumbara e kokainës” më e fortë se Escobar dhe El Chapo

Kjo është “Kumbara e kokainës” më e…

Nuk janë vetëm Pablo Escobar dhe El Chapo që mbajnë statuset si mbretërit kryesorë të drogës në botë, pasi një grua shumë më pak e njohur dikur mori titullin e mbretëreshës në industrinë e kokainës.

Griselda Blanco ishte dikur një lojtare më e mirë në luftrat e famshme të drogës në Miami, SHBA në vitet 1980. Jo vetëm kjo, por Blanco shpiku metodën tronditëse të vrasjes që përfundimisht i dha fund mbretërimit të saj dhe e çoi atë drejt vdekjes. 

Blanco, e cila mori titullin “Kumbara e Kokainës” jetoi një jetë plot me krim, dhunë dhe arratisje të pamëshirshme. Ajo ishte përgjegjëse për një sërë vrasjesh të tmerrshme dhe sulme të dhunshme hakmarrëse, ndërsa vepronte si një figurë qendrore në luftërat famëkeqe të drogës në Miami. 

Nga fundi i viteve 1970 e deri në vitet 1980, Blanco financoi miliarda dollarë duke punuar në tregtinë e drogës përpara se të dënohej për tre vrasje, një prej tyre të një djali dy vjeçar. Ajo u dyshua më vonë se ishte përgjegjëse për të paktën 40 deri në 200 vrasje të tjera.

Blanco-s i është besuar prej kohësh për një metodë të veçantë të vrasjes, e cila, për ironi, vazhdoi të ishte shkaku i vdekjes së saj në shtator të 2012-ës. Zonja e drogës thuhet se shpiku idenë e vrasjeve me motoçikletë, e cila çuditërisht përfundoi duke u bërë metoda që i mori jetën.

Pasi shërbeu për gati dy dekada në burgjet e SHBA dhe u deportua përsëri në Kolumbi në vitin 2004, ajo po qëndronte në rrugë jashtë një kasapore në qytetin e saj të lindjes, Medellin, kur dy vrasës me motoçikleta e vranë me armë zjarri. I kanë qëlluar dy herë në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme në moshën 69-vjeçare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit