Kjo është mjekja që humbi jetën në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Kjo është mjekja që humbi jetën në…

Personi që shihni në foto është doktoresha Maltina Ferati, 34-vjeçarja nga Tetova që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur dje në Xibër, pranë tunelit të Murrizit. Ajo udhëtonte si pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në përplasjen fatale.

Në këtë aksident humbi jetën edhe një tjetër person, i identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, kur dy automjete u përplasën në afërsi të tunelit të Murrizit. Të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Lajmi për ndarjen nga jeta të doktoreshës Ferati ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në komunitetin mjekësor të Tetovës. Spitali Klinik i Tetovës, ku ajo punonte si kryeshefe e Laboratorisë, ka publikuar një mesazh ngushëllimi për humbjen e koleges.

Në reagimin e tij, institucioni e vlerëson Feratin për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë në punë, por edhe për mirësinë, buzëqeshjen dhe gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve.

“Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë”, thuhet në letrën e ngushëllimit.

Spitali Klinik i Tetovës u ka shprehur ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe miqve të doktoreshës Ferati.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit