Kjo është puna më e kërkuar sot në Divjakë

Kjo është puna më e kërkuar sot…

Në qytete të vogla të vendit numri i njerzve ka rënë ndjeshëm, duke bërë që dhe qarkullimi i parave të jetë më i vogël për shkak të ekonomisë së dobët të banorëve. Gjetja e një pune në këto qyteza mund të konsiderohet fat, dhe një mundësi e mirë për të siguruar disa të ardhura për familjen.

Një ndër këto qytet është dhe Divjaka. Divjaka gjendet në zonën e Myzeqesë e cila njihet për prodhimin masiv të perimeve, drithërave por dhe frutave. Pavarësisht punës së madhe që bëjnë banorët që kanë mbetur, jo gjithmonë ata shpërblehen për mundin sepse produktet nuk u shiten plotësisht.

Të përballur me këtë fenomen, disa qytetarë kanë parë mundësi të tjera pune duke hequr dorë nga punimi i tokës ose emigrimi jashtë vendit. Duke qenë se jemi në sezonin e tyre, fermerët e Divjakës janë duke vjelur karotat. Shumë fusha mbillen me këtë perim në Myzeqe!

E kujt do t’i kishte shkuar në mendje se një ditë do të punonte si larës karotash! Në fakt kjo është puna më e kërkuar aktualisht në Divjakë. Fermerët të cilët kanë kultivuar këtë perim kanë pasur nevojë për krah pune që t’i ndihmojë në pastrimin e produktit dhe përgatitjen për treg. Kështu që ata kanë punësuar punëtorë posaçërisht për larjen e karotave.

Nga ana tjetër, personat që kanë zgjedhur të bëjnë këtë mënyrë pune tregojnë se për ta është më mirë që të punojnë 4 deri në 6 orë duke larë karota dhe më pas të marrin lekët e punës, se sa të rrezikojnë duke mbjellë këtë perim dhe mos e shesin dot!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit