
Emigracioni i paligjshëm është në vëmendje të mediave të huaja. “The Telegraph” ka sjellë sërish çështjen e klandestinëve drejt Anglisë.
Sipas tyre, organizatat kriminale shqiptare që përdorin rrjetin social si “Tik Tok”, duket se kanë ulur çmimet për kalimet e emigrantëve. Bëhet me dije se për kalimet e Kanalit me gomone të vogla shkon deri në 3,000 £ për emigrant.
Që nga tetori numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin ka rënë nën, duke i bërë bandat që kontrabandonin, të ulnin çmimet e tyre me 40 për qind nga vera e kaluar kur mesatarisht ishte 5,000 £ për emigrant.
Ata po e përdorin platformën e mediave sociale TikTok për të promovuar marrëveshje në të cilat fëmijët mund të kalojnë Kanalin falas me një gomone si pjesë e një marrëveshjeje prej 6,000 £ për familjet me dy prindër.