Klasat pa ngrohje/ Nxënësit e gjimnazit në Gjirokastër dalin në protestë

Klasat pa ngrohje/ Nxënësit e gjimnazit në…

Shkollat në Gjirokastër nuk kanë ngrohje dhe nxënësit mësojnë të veshur me xhupat edhe kur temperaturat janë në minus. Për këtë arsye, ditën e sotme rreth 90 nxënës të viteve të dyta në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër kanë bojkotuar procesin mësimor duke zhvilluar një protestë në oborrin e shkollës. Nxënësit tregojnë se klasat janë në gjendje skadandaloze dhe aty nuk është vënë dorë prej vitesh. Ata thonë se dy prej klasave janë në lagështirë totale dhe kaldajat ndizen vetëm dy orë në ditë.

Lagështia ka avancuar nëpër klasa, kemi vetëm ngrohjet që kemi blerë vetë. Këtë vit është përkeqësuar. Jemi dhjetëra nxënës, të tjerët mundohen të gjejnë ambientet e ngrohta. Kushtet janë bërë shumë të vështira, ne po e bëjmë këtë për kushte më të mira. Kaldajat ndizen deri nga ora 10:00”,  tha një nga nxënëset.

Në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo” kanë mbërritur edhe përfaqësues të bashkisë Gjirokastër të cilët kanë dhënë një zgjidhje për zëvendësimin e klasave me dy të tjera deri në momentin që të përfundojë ndërhyrja. Por nxënësit nuk kanë pranuar. Ndërhyrja e fundit që u krye në këtë gjimnaz ka qenë vitin e kaluar, por në fakt premtimi mbeti në letër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit