
Sheila dhe Kledi, ish-banorë të BBV, kohët e fundit janë kthyer në qendër të vëmendjes, teksa flitet se këngëtarja dhe sportisti mund të jetojnë një lidhje dashurie. Pas fotove ku shiheshin të lumtur dhe të përqafuar, dyshja u kap sërish ‘mat’ në sheshin “Skënderbej”, ndërsa u panë të përqafuar dhe të kapur dorë për dore. Ndërkohë kohët e fundit në një intervistë për “Prive”, i pyetur për statusin e tij, ai refuzoi të përgjigjej duke thënë thjesht “No Comment”. Ndërkohë ai është pyetur edhe lidhur me Sheilën.
Pyetja:
Raporti me Sheilën, miqësi apo më shumë.
Kledi:
Miqësi, e përzier.