Klement Çala del nga regjimi i egër “41 Bis”

Klement Çala del nga regjimi i egër…

Klement Çala është nxjerrë gjatë ditës së sotme nga izolimi. I cilësuar si një nga “të fortët” e vendit, një prej grabitësve të Rinasit është nxjerrë nga regjimi “41 Bis”.

Pas 5 muajsh, Gjykata e Posaçme ka marrë sot këtë vendim për ta lënë Çalën në regjim të zakonshëm.

Ai dhe i vëllai Eldi Çala së bashku me 6 persona të tjerë janë akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal që grabitën miliona euro nga barku i një avioni, për t’i transportuar më pas në disa banka të nivelit të dytë jashtë vendit.

Ata vodhën 4.6 milionë euro me makinën pa targa me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Admir Murataj i cili thuhej se ishte edhe koka e grupit e organizatori i grabitjes, mbeti i vrarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit