KLGJ shtyn seancën për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha

KLGJ shtyn seancën për shkarkimin e gjyqtares…

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë, të premten, seancën për shkarkimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Kjo është hera e dytë që KLGJ shtyn seancën pasi gjyqtarja kërkon më tepër kohë për tu njohur me dosjen.

Shkarkimi i gjyqtares është kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

ILD pretendon se gjyqtarja Hoxha ka kryer shkelje të rënda ligjore, ka dhënë vendime të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit dhe ka zhvilluar procese gjyqësore të njëanshme në kundërshtim me ligjin.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit News ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit