Klientja debaton me rojen e sigurisë për maskën, kthehet me djalin dhe e qëllon për vdekje

Klientja debaton me rojen e sigurisë për…

Një roje sigurie në Michigan, ShBA ka humbur jetën pas një debati me një kliente që refuzoi të vendoste maskë në fytyrë kur hyri në dyqan.

43-vjeçari u qëllua për vdekje në kokë rreth orës 14:15 të premten. Ai u shpall i vdèkur kur mbërriti në spital. Nënkoloneli i policisë, David Kaiser tha se kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë duke marrë dëshmitë e të gjithë personave që e kanë parë ngjarjen.

Disa dëshmitarë thonë që Calvin James Munerlyn, i cili punonte si roje sigurie pati një debat me një grua dhe i thoshte që vajza e saj duhet të vendoste maskë nëse do të hynte në dyqan. Ajo pështyu në fytyrën e rojes dhe u largua.

Pak minuta më vonë, ato u kthyen me dy meshkuj të identifikuar si 44-vjeçari Larry Edward Teague Jr, bashkëshorti i saj dhe 23-vjeçari Ramonyea Travon Bishop, djali i familjes.

Të dy filluan të debatojnë me rojen e sigurisë duke i thënë se shfaqi mungesë respekti ndaj gruas. Gjatë konfliktit, djali nxori një ármë dhe e qèlloi në kokë para se të largohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit