Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një 72-vjeçar

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka…

Klinika Infektive e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i cili ishte i infektuar COVID-19.

“Ju njoftojmë se sot me 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur më 08.09.1948 me vendbanim në Fshatin Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Mediat kosovare shkruajnë se vdekjen e qytetarit nga Vushtrria e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se sot kanë humbur bashkëqytetarin e  katërt nga pandemia Covid 19.

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 23.06.2020, janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste.

Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2.216 raste me COVID-19, prej të cilëve 1069 janë shëruar ndërsa 38 kanë vdekur./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit