Klodian Braho: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz në institucionet publike

Klodian Braho: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz në…
Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2025, duke theksuar zgjerimin e hetimeve dhe rritjen e volumit të punës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit janë hetuar 871 procedime penale, prej të cilave 294 janë të reja, ndërsa janë përfunduar 216 hetime. Braho nënvizoi gjithashtu rritjen e rasteve të nisura kryesisht nga prokuroria dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në fushën e korrupsionit, raporti evidenton hetime ndaj 30 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, nga të cilët 18 janë dërguar për gjykim dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë gjatë vitit 2025. Paralelisht, çështjet e reja për korrupsion janë rritur me rreth 18%, ndërsa çështjet e përfunduara me 12%, duke reflektuar një aktivitet më të lartë hetimor. Në total, SPAK ka dërguar në gjykatë 147 të pandehur për korrupsion në nivele të ndryshme të administratës publike.

Në deklarimet e tij, Braho theksoi se “korrupsioni në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë mbetet një fenomen shqetësues”, duke përfshirë funksionarë vendorë, administrativë si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Ai shtoi se krimi i organizuar po shfaq forma gjithnjë e më të sofistikuara, përmes komunikimeve të enkriptuara dhe skemave financiare komplekse, ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç në hetime: “Krimi i organizuar nuk kufizohet nga kufiri shtetëror, për këtë arsye, edhe reagimi procedural duhet të jetë i koordinuar, profesional dhe ndërkombëtar.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit