Klodian Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Klodian Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës…

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka bërë një artikull në lidhje me Eurobondin. Ai shkruan se abstenimi i opozitën në votimin e projektligjit për Eurobondin është një gabim i rëndë politik. Sipas gazetarit, justifikimi se nuk mund të votohet kundër marrëveshjeve ndërkombëtare është i rremë.

Posimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Gafa e rende e opozites me Eurobondin

Abstenimi i opozitës në votimin e projektligjit për Eurobondin është gabim i rëndë politik. Justifikimi se nuk mund të votohet kundër marrëveshjeve ndërkombëtare është i rremë. Eurobondi është një operacion i pastër tregtar dhe nuk ka asnjë lidhje me marreveshjet nderkombetare.

Justifikimi tjetër se edhe në 2015-ën opozita nuk ka votuar kundër sërish nuk qëndron. Në 2015-ën opozita nuk mori pjesë fare në votimin për Eurobondin. Bojkoti është një veprim shumë më i fortë se abstenimi. Sepse në bojkot ti nuk merr pjesë në vendimmarrje, ndersa me abstenim njeh vendimmarrjen dhe thjesht tregohesh neutral ndaj saj. Pra nuk ke kundërshtim.

Tani pse është gabim i rëndë politik? Nëse ka një ligj, ku opozita është e detyruar të votojë gjithmonë kundër qeverisë, ai është buxheti dhe paketa e drafteve të lidhura me të. Eurobondi është pjesë e buxhetit, sepse praktikisht është operacion i financimit të deficitit.

Nëse një opozitë nuk voton kundër paketës së ligjeve të buxhetit atëherë ajo bëhet automatikisht pjesë e qeverisë, ose shtojcë e saj. Në praktikën e demokracive të konsoliduara, opozita jep votë për buxhetin vetëm kundrejt marrëveshjeve, ku ajo përfiton diçka tjetër në këmbim.

Për shembull republikanët në SHBA bien dakord të rrisin kufirin e borxhit, vetëm nëse demokratët pranojnë në këmbim uljen e taksave. Apo anasjelltas. Pra është trade-off i pastër politik. Ti cedon tek një parim i yti, por avancon një çeshtje tjetër. Por të mos i biesh buxhetit kokës, kur nuk ke marrë asnjë përfitim, është autogol politik.

Une nuk mendoj se Basha ka bërë marreveshje me Ramën dhe se abstenimi i opozitës për Eurobondin është pjesë e një platforme të fshehtë bashkëqeverisje. Më shumë me duket si veprim kaotik. Opozita ka humbur identitetin politik dhe nuk di të bëjë me rolin e saj. Tani nuk di të them, cila nga këto të dyja është më e rëndë, por një opozitë që bën autogole të ketij lloji, nuk i ka punët hiç mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit